LAJMI I FUNDIT:

“Të largoj nga puna, sepse je shumë atraktive”

“Të largoj nga puna, sepse je shumë atraktive”

Një gjykatë në Ioëa të SHBA-ve ka marrë një vendim të çuditshëm se punëdhënësit mund t’i shkarkojnë nga puna punëtoret, nëse ato janë “shumë të bukura dhe atraktive”.

Ky vendim është marrë pas një procesi të pazakontë gjyqësor, kur stomatologu James Knight largoi nga puna Melissa Nelsonin.

Kur e shkarkoi nga puna bashkëpunëtoren e re, Knight si arsye e kishte paraqitur faktin se ajo ishte shumë e bukur dhe e rrezikonte martesën e tij.


Pasi dëgjoi rastin, juria e gjyqit vendosi në favor të stomatologut, kurse gjykatësi sqaroi se nuk ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

Sipas tij, shkarkimi nga puna është bazuar në emocione dhe ndjenja, si dhe nga dëshira e Knight që ta ruajë martesën e tij dhe vlerat familjare. /Telegrafi/