LAJMI I FUNDIT:

Të lumturit në martesë shtojnë më lehtë peshë

Të lumturit në martesë shtojnë më lehtë peshë

Një studim i ri pohon se personat të cilët janë të lumtur në martesë kanë më shumë shanse që me kalimin e kohës të shtojnë peshë.

Ekipi nga universiteti ‘Southem Methodist’, në Dallas, gjatë katër vjetëve i ka ndjekur 169 çifte, të cilët sapo ishin martuar. Në atë periudhë është matur pesha e tyre dhe në mënyrë periodike janë pyetur se sa janë të kënaqur me lidhjen e tyre. Është zbuluar se bashkëshortët, të cilët ishin më të lumtur, kishin më shumë tendencë për shtim të peshës, derisa ata të cilët nuk ishin të kënaqur kishin shtuar më pak peshë.

"Në secilën martesë, në të cilën mbizotëron lumturie, është shënuar një rritje e indeksit të masës trupore për 0,12 për partner për çdo gjashtë muaj. Por, nuk e dimë se çfarë ndodh pas katër vjetësh", ka thënë udhëheqësja e studimit, Andrea Melcer.


Melcer konsideron se ata të cilët janë në martesa jo të lumtura ia dalin që ta mbajnë peshën, sepse mendojnë për ndarje dhe dëshirojnë që të jenë tërheqës për partnerët e tyre të rinj. /Telegrafi/