LAJMI I FUNDIT:

Të martuar keni kujdes: Këta janë dy muajt e vitit kur çiftet priren të divorcohen

Të martuar keni kujdes: Këta janë dy muajt e vitit kur çiftet priren të divorcohen

Njëjtë sikurse që ekziston sezona e dasmave, një hulumtim sugjeron se ekziston edhe një gjë e tillë sikurse sezona e divorcit.

Pasi që sociologët nga Universiteti i Washington i kanë analizuar dosjet e divorcit në Washington mes viteve 2001 dhe 2015, ata kanë zbuluar se divorcet kryesisht kishin prekur majën në muajin mars dhe gusht, transmeton Telegrafi.


Sipas autorëve të këtij studimi, kjo mund të jetë për shkak pushimeve që ekzistojnë.

P.sh., hulumtuesit tregojnë se aplikimi zyrtar për divorc afër ditëve të pushimit apo në mes të pushimit veror mund të jetë gjë e keqe dhe e vështirë për fëmijët.

Veç kësaj, çiftet këto kohëra i shohin si mundësi për të provuar prapë, duke shpresuar se një pushim i mahnitshëm i Krishtlindjeve apo një udhëtim në plazh do ta rregullojë faktin se martesa e tyre po fundoset.

Por, përse kjo nuk funksionon?

Përderisa pushimet dhe Krishtlindjet mund të jenë të mahnitshme, ato gjithashtu mund të jenë të mbushura me stres sepse nuk jeni duke kaluar mirë me partnerin.

Pra, ato aplikime zyrtare për divorc ndodhin pas pushimeve, pra pas vitit të ri, sepse çiftet kanë nevojë për kohë që t’i rregullojnë çështjet financiare, t’i gjejnë avokatët, t’i ndajnë gjërat etj.

Dhe, kur është fjala për divorcet verore, çiftet me fëmijë zakonisht i rregullojnë këto çështje para se të filloj shkolla.

Përdersa studimi ishte fokusuar në Washington, hulumtuesit thonë se këtë teori e kanë testuar edhe në vende tjera si Ohio, Minnesota, Florida dhe Arizona, dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe atje. /Telegrafi/