LAJMI I FUNDIT:

Do të mbahet Konferenca e parë ndërkombëtare për energjetikë

Do të mbahet Konferenca e parë ndërkombëtare për energjetikë

Në Shkup sot do të mbahet Konferenca e parë ndërkombëtare për energjetikë në të cilën është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve nga ministritë, institucionet kompetente dhe nga komuniteti i biznesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fjalim do të mbajë zëvendësministri i MJPH, Stevo Temelkovski, kurse ekspertë të huaj dhe të vendit do të flasin për benefitet, standardet dhe zhvillimin e energjetikës në Maqedoni, si dhe për mundësitë për ciklin e ri të investimeve në këtë fushë.

Konferenca është organizuar nga ana e firmave konsultuese ‘Manaskov’ dhe ‘Teknikë konsultuese’, në bashkëpunim me Lidhjen e odave ekonomike të RM-së. /Telegrafi/