LAJMI I FUNDIT:

Të mërkurën 99 fermerë marrin 1.1 milion euro grante

Të mërkurën 99 fermerë marrin 1.1 milion euro grante

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka njoftuar se të mërkurën do të bënë ndarjen e grandeve në vlerë prej mbi 1.1 milion euro për 99 fermerë.

Sipas ministrisë së Bujqësisë përfitues të granteve investive në mbi 1.1 milion euro në këtë sektor janë gjithsej 99 fermerë dhe secilit prej tyre, në formë çekut do t’u ndahet granti investiv nga ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e shoqatave të fermerëve, përfaqësuesit e institucioneve financiare, etj. /Telegrafi/