LAJMI I FUNDIT:

Të njohurat dhe të panjohurat e grushtetit në Turqi

Të njohurat dhe të panjohurat e grushtetit në Turqi

Forcat ushtarake në Turqi u përpoqën të realizonin një puç natën e së premtes duke e kthyer vendin në dhunë dhe intrigë. Shumë persona mbetën të vdekur përderisa vendndodhja e presidentit Erdogan ishte e panjohur për orë të tëra. Ai më vonë lajmëroi se puçi kishte dështuar.

New York Times ka bërë një përmbledhje të asaj se çfarë dihet dhe çfarë jo për këtë ngjarje.


Çfarë ne dimë deri më tani!

-Presidenti turk Recep Tayipp Erdogan u rikthy në Stamboll herët gjatë së shtunës. Duke folur në aeroportin Ataturk të Stambollit, ai fajësoi pakicën brenda forcave ushtarake për puçin e krijuar dhe ata që janë përgjegjës tha se do të paguajnë një çmim shumë të lartë për tradhtinë në Turqi. Ai po ashtu tha se komplotistët kishin tentuar ta vrisnin atë ditën e së premtes me një bombë në qytetin turk mesdhetar turistik të Marmaris, transmeton lajmi.net.

-Mbështetësit e Erdogan iu përgjigjën thirrjes së tij për të dal në rrugët e Stambollit dhe që deri në mëngjesin e së shtunës të zgjidhet kjo çështje.

-Anadolu Agency tha se më shumë 1500 anëtarë të forcave të sigurisë janë arrestuar. Pamjet dhe videot tregojnë ushtarët që dorëzoheshin dhe civilët të ngjitur mbi tanke dhe flamujt tek valëzonin.

Kryeministri turk: Pjesëtarët e çetës paralele janë në dorën e drejtësisë
Lexo po ashtu Kryeministri turk: Pjesëtarët e çetës paralele janë në dorën e drejtësisë

-Anadolu Agency raportoi se 90 persona janë vrarë dhe më shumë se 1100 janë plagosur. 17 zyrtarë policorë u vranë gjatë një sulmi me helikopterë në periferi të Ankarasë. 12 të tjerë u vranë kur një bomb u gjuajt në drejtim të Parlamentit turk.

-Fethullah Gulen, një klerik mysliman që jeton në mërgim në Pensilvani, të cilin Erdogan ka akuzuar për komplot kundër tij, mohoi çdo rol në përpjekje për grusht shtet, duke thënë në një deklaratë dërguar me email që dënoi atë “në termat më të fortë.”

Çfarë ne nuk dimë!

Nuk ishte e qartë se në çfarë mase forcat e puçit kishin arritur për të fituar kontrollin e objekteve të rëndësishme shtetërore dhe institucioneve.

Nuk ishte e qartë se kush ishte pas përpjekjes për grusht shtet, se sa ushtria turke e mbështeti atë, apo pse ajo ishte caktuar për tani.

Rrjedha e papritur e ngjarjeve lënë kontrollin e Erdogan në një pushtet të pasigurt. Vendi është rimëkëmbur nga një valë e ekstremizmit vdekjeprurës, qindra mijëra refugjatë nga lufta në Siri dhe një rebelim i rilindur kurd në juglindje të Turqisë, dhe Erdogan ka tjetërsuar shumë turq me sjelljen e tij gjithnjë e më autokratik.

Të gjitha lajmet rreth grushtetit në Turqi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth grushtetit në Turqi

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori