LAJMI I FUNDIT:

Të rejat e ndërmarrësisë në Kosovë

Të rejat e ndërmarrësisë në Kosovë

CEED Kosova vitin e fillon mbarë me konferencën e biznesit që do të mbahet më 18 Janar në Prishtinë, me temën: “Starting up and how to make the breakthrough”. Folësi kryesor i kësaj konference është bashkëthemeluesi i shumë ndërmarrjeve të suksesshme në SHBA, Jeff Hoffman

Jeff Hoffman ka themeluar dhe udhëhequr kompani të njohura që sot vlejnë me miliarda dollarë. Ai është i njohur edhe si themelues dhe CEO në familjen e kompanive “Priceline.com”. Njëherazi është themelues dhe partner në ColorJar, një kompani ndërmarrëse përshpejtuese që ndihmon ndërmarrësit dhe pronarët e bizneseve të vogla të lansojnë, të rrisin ndërmarrjet e tyre, por edhe të shndërrojnë idetë e tyre në biznese fitimprurëse.

Pas sjelljes së një fryme të re të ndërmarrësisë në Kosovë – përmes programeve të ndryshme të dizajnuara për ndërmarrës, menaxherë dhe udhëheqës, konferencave dhe takimeve B2B brenda dhe jashtë vendit – CEED Kosova planifikon të lansojë edhe një program të ri që ka të bëjë me shitjen dhe marketingun. Ky program bënë pjesë në familjen e programeve Top Class, ku ndërmarrësit përfitojnë njohuri nga eksperiencat e ndërmarrësve më të suksesshëm në Kosovë dhe jashtë saj, si dhe të ndihmohen të gjejnë partnerë për zhvillimin e biznesit të tyre (networking). 7

Programi Top Class për Marketing dhe Shitje u dedikohet ndërmarrësve, dhe menaxherëve të marketingut dhe shitjes dhe do të lansohet në shkurt të këtij viti.

Më shumë informata lidhur me konferencën e biznesit dhe programet për mbështetje të ndërmarrësisë mund t’i gjeni në portalin e CEED Kosova. /Telegrafi/