LAJMI I FUNDIT:

Të shfrytëzohen potencialet e mëdha që ka diaspora

Të shfrytëzohen potencialet e mëdha që ka diaspora

Ministri i Diasporës, Valon Murati vazhdoi takimet me kryetarët e Komunave të Kosovës, në mënyrë që të gjitha aktivitetet që lidhen me bashkatdhetarët dhe ardhjen e tyre në Kosovë të jenë të koordinuara dhe pritja t’u bëhet në mënyrën më të mirë.

Ministri Murati sot vizitoi komunën e Skenderajt dhe asaj të Drenasit, ku u njoftua për përgatitjet që i kanë bërë këto komuna për pritjen e bashkatdhetarëve, për koordinimin e aktiviteteve në kuadër të fushatës “Ti je pjesë e atdheut”, për projektet e komunave, problemet pronësore në komuna, për shkurtimin e procedurave ligjore, por edhe për investimet nga diaspora.


Fadil Nura, nënkryetar i Skenderajt, tha se kjo komunë do t’i presë bashkatdhetarët me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive.

Duke qenë se në muajt e verës bashkatdhetarët vijnë në numër të madh, edhe komuna i ka shtuar kapacitetet njerëzore në shërbimet komunale,  si dhe ka zgjatur edhe orarin e punës.

Duke folur për diasporën, ministri Murati theksoi “diaspora nuk është më si në të kaluarën. Ajo ka lëvizur shumë përpara dhe ky është një tregues se ajo ka pësuar shumë ndryshime në kuptimin pozitiv, është integruar mjaft mirë në vendet ku jeton dhe vepron”.

Edhe Komuna e Drenasit ishte mobilizuar për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve.

Gjatë Ditëve të Diasporës, në këtë komunë, në bashkëpunim me MeD-në, do të ketë aktivitete për të gjitha moshat, si ekspozitë, koncert për fëmijë, vizitë në monumentet historike dhe takime me bashkatdhetarë.

Në këtë kontekst, ministri Murati u rekomandoi komunave që të mbajnë takime ose tryeza edhe me bizneset nga diaspora, ku do të diskutoheshin mundësitë e investimeve, projektet konkrete nga komunat, t’u tregohet se ku mund t’i orientojnë investimet e tyre, si t’ua përmirësojnë kushtet për investime e për çështje të tjera me interes për diasporën.

“Duhet të shfrytëzohen potencialet e mëdha që ka diaspora”, tha ndër të tjera ministri Murati.

Po ashtu, në këto takime ministri Murati theksoi se komunat duhet të përçojnë mesazh të qartë te bashkatdhetarët, sidomos sa i përket regjistrimit, sepse është në të mirë të tyre, por edhe të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori