LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën nata më e çmendur e vitit në Hangover, performon Niki Belucci (Foto/Video)

Të shtunën nata më e çmendur e vitit në Hangover, performon Niki Belucci (Foto/Video)

E shtunë. 30 korrik. Nata më e çmendur e vitit. Hangover Night vjen në një prej vendeve më atraktive të argëtimit në regjion, në zemër të Kosovës, në Gjakovë.

E shtuna e 30 korrikut do të jetë e rezervuar për mbrëmjen më spektakolare të vitit në gjithë industrinë e argëtimit në Kosovë, ku Niki Belucci do të zbarkojë në qytetin e Gjakovës.

Performuesja super seksi arrin në një ambient po aq seksi dhe atraktiv, për të realizuar një datë që do të ngacmojë imagjinatën më të skajshme të mundshme.


Ky është volumi i parë i mbrëmjeve të tilla spektakolare nga Hangover në Gjakovë, ku një artist i huaj ateron për një natë që do të mbahet gjatë në mend, krahas artistëve shqiptarë që po ashtu shfaqin performanca të mira në netet tjera.

Por, kjo do të jetë një mbrëmje krejt tjetër, e çmendur ashtu sikur vet Hangover.

niki belucci `

Gërshetimi i kulturave në një vend të vetëm, nga Bangkoku atraktiv aziatik, tek Bora Bora ekzotike, tek Roma skolastike e Cesarit, të gjitha të pasqyruara si në një ëndërr të vetme, në një lokacion të vetem.

Vështirë e imagjinuar, lehtë për t’u përjetuar, ndriçimi spektakolar në ambientin e ngrohtë, e atmosferën e zjarrtë, e bëjnë mbrëmjen e të shtunës, një që nuk bën të humbet.

Konfirmo pjesëmarrjen në ngjarjen e vitit: Hangover NightSAT, 30.07 – Nikki Belucci [HUN]

Kurse kodi i mbrëmjes është po ashtu special – jasht nga serioziteti i errët i përditshmërisë, të gjithë duhet të jenë në ngjyra verore, në shumë ngjyra, ashtu siç e identifikon Hangoverin tejet festiv.

Për superyllin evropian, Niki Beluccin, kjo është hera e parë që performon në Kosovë, teksa ajo është prej artisteve më të kërkuara, natyrisht në plazhet e Ibizës, në St. Tropez e lokacione tjera eminente botërore, vështirë të prekshme për shqiptarët.

Pa përkrahjen e vendorëve nuk ka kuptim asgjë, ku Mali, Fidani dhe Onufri do të përkrahin Nikin dhe do të perkujdesen që ajo të ketë ngrohtësinë e duhur të atmosferës para shpërthimit të madh.

Tashmë atmosfera për super-mbrëmjen po ndihet anë e mbanë vendit, e në veçanti në rrugët e Gjakovës që tashmë janë bërë shumëngjyrëse për këtë natë për plot me ngjyra që do jenë vështirë të kapshme për imagjinatën.

Mungesa nuk arsyetohet në këtë ngjarje.

Telegrafi dhuron 20 bileta për këtë ngjarje, ku postimin në faqen tonë të eventeve duhet ta bëni SHARE (Kudjes: Duhet të jetë publik postimi).

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori