LAJMI I FUNDIT:

Teatri Shqiptar në Shkup në tetor do të shfaq premierën “Të gjithë djemtë e mi”

Teatri Shqiptar në Shkup në tetor do të shfaq premierën “Të gjithë djemtë e mi”

“Të gjithë djemtë e mi” e Arthur Miler, është shfaqja e radhës që po përgatitet në Teatrin shqiptar në Shkup dhe si premierë pritet të shfaqet gjatë muajit tetor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shfaqa po përgatitet në regji të regjisorit bullgar Dimitar Elenov i cili konsiderohet si njohës i mirë i repertorit të Teatrit Shqiptar të Shkupit. Që para 13 vitesh, një shfaqe e teatrit shqiptar në Sofje i ka lënë përshtypje dhe që aty i ka lindur edhe miqësia dhe ftesat e para të bashkëpunimit.


Kaligula ishte shfaqja e parë në regjinë e tij me aktorët shqiptarë, prej atëherë ka marrë edhe dy ftesa të tjera por shfaqet nuk janë realizuar për mungesë fondesh. Por tani thotë se ka pranuar bashkëpunimin me shumë kënaqësi dhe po punon pa ndërprerë për të sjellë para publikut gjenialitetin e veprës së Arthur Milerit ”Të gjithë djemtë e mi”.

“Pranova bashkëpunimin me dëshirë të madhe. Madje kam komentuar edhe me aktorët bullgarë. Nëse ju keni gjysmën e energjisë që unë e shoh tek aktorët e teatrit shqiptar, atëherë do ishit gjenialë. Sepse aktorët e vërtetë përpiqen gjithnjë të sjellin diçka të re dhe unë këtë energji e gjej tek aktorët e teatrit shqiptar”, ka thënë Elenov.

Aktorët Sefedin Nuredini dhe Teuta Ajdini-Jegeni të cilët thonë se nuk është shfaqje e rëndomtë gjithçka paraqitet dhe shprehet përmes mimikës gjestit dhe fjalës, është ndër shfaqet që kërkojnë edhe përgatitje fizike përveç asaj psikike dhe artistike.

Kjo pjesë teatrale është projekti i katërt i realizuar këtë vit nga Tetari Shqiptar në Shkup, me çka do të rrumbullakohet edhe programi vjetorë, ka bërë të ditur drejtori Adem Karaga.

Premiera e kësaj shfaqjeje pritet në gjysmën e parë të muajit tetor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori