LAJMI I FUNDIT:

Teatrit të Tetovës i hiqen 1 milion euro, Shehapi nuk përgjigjet (Video)

Teatrit të Tetovës i hiqen 1 milion euro, Shehapi nuk përgjigjet (Video)

Mes projekteve tjera shqiptare në Maqedoni, me rishikimin e buxhetit për vitin 2016 nga ana e Qeverisë OBRM-PDUK dhe BDI, ka pësuar edhe objekti i Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë.

Nga 180 milionë denarë, tashmë këtij projekti i mbeten 120 milionë denarë. Bëhet fjalë për një dallim prej 60 milionë denarësh ose afër 1 milion euro.
Sekretari shtetëror në ministrinë e kulturës, Behixhudin Shehapi i Bashkimit Demokratik për Integrim, ishte i pakapshëm për të sqaruar për Alsat-M për shkurtimin e mjeteve. Në vendin ku zhvillohen ndërtimet, tashmë disa muaj, nuk shihet asnjë progres.


Gjatë vënies së gur-themelit në nëntor të vitit 2014, u tha se investimi do të kapë shumën prej 13 milion eurosh dhe ndërtimet do të përfundojnë në vitin 2017.

Për dallim nga projekti fillestar, vitin e kaluar u vendos që objekti të ketë dy kate më pak nga ç’ishte planifikuar por autoritetet e quajtën atë “një korrigjim” dhe në vazhdimësi mohuan që kjo të jetë pasojë e shkurtimit të mjeteve të buxhetit.

Aktivitetet kulturore dhe artistike në Tetovë zhvillohen në ambiente provizore dhe në kushte jashtë standardeve, kurse biblioteka “Koço Racin” mbetet e mbingarkuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori