LAJMI I FUNDIT:

TEB Banka është sponsor i përfaqësues së Kosovës në futboll

TEB Banka është sponsor i përfaqësues së Kosovës në futboll

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), pasi ditë më parë zyrtarizoi marrëveshjen e arritur me Kompaninë Vala, e cila do të sponsorojë Superligën e Kosovës, sot FFK në një konferencë për media, ka zyrtarizuar sponsorin e ri që është banka e fuqishme TEB.

Drejtori i gjeneral i TEB banka, Ayhan Albeyoglu, tha se është i lumtur që kompania të cilën ai e drejton do të jetë sponsor i përfaqësues së Kosovës në futboll. Ai thotë se një nga qëllimet e TEB Banka ka qenë sponsorimi i përfaqësues së Kosovës në futboll. Albeyoglu theksoi se produktet që ofron TEB Banka kanë qenë mjaft interesante, sidomos sipas tij, produkti Star Cartel.


“Sot është një nga ditët tonë më të gëzuar, sepse jemi mbledhur këtu për të nënshkruar kontratën e sponsorimit më përfaqësuesen e Federatës së Futbollit të Kosovës. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është duke realizuar njërën ndër ëndrrat të gjeneratave të shumta për të luajtur në arenën ndërkombëtare dhe identitetin e vet. Që nga pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA e FIFA, një ndër qëllimet tona kryesore ka qenë më përkrah ekipin e përfaqësues së Kosovës për paraqitje sa më të mirë në arenën ndërkombëtare. TEB Banka ka filluar tash e nëntë vite dhe kemi sjell produkte interesante, posaçerisht kartela Star Card është një nga produktet tona më të rëndësishme, gjitha produktet tona kanë qenë dhe kanë sjell përfitime për klientelën tonë të Kosovës”, ka thënë Albeyoglu, citon KP.

Ai ka shtuar se futbolli është në zemrën e tij, dhe Albeyoglu thotë se është i lumtur që TEB Banka do të jetë sponsor i përfaqësues së Kosovës.

Në të ardhmen përfaqësuesja e Kosovës që merr pjesë në ndeshjet ndërkombëtare, sikur përfaqësuesja e futbollit edhe ajo e basketbollit, madje sonte është ndeshja kualifikues e kundër Sllovenisë, si Banka ju urojmë atyre që të paraqiten sa më mirë në këtë ndeshje dhe shpresojmë së do të kalojnë mirë në këtë grup të kualifikimeve. Përkrahja e futbollit është në zemrën tonë dhe kjo është parë gjatë të paraqitjes së Kombëtares së Shqipërisë në Euro, tash jemi duke bërë kontratë me përfaqësuesen e Kosovës. Kualifikimet fillojnë të hënën për përfaqësuesen e Kosovës në futboll dhe shpresojmë se lojtarët do të japin maksimumin që të arrijnë rezultate sa më të mira. I urojmë përfaqësues së Kosovës kualifikim në fazën finalen të Botërorit, i dëshirojë suksese dhe urimet më të mira presidentit Vokrri dhe gjithë lojtarëve që do të japin maksimumin në këto ndeshje”, ka pohuar ai.

Ndërkaq, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, është shprehur i ngazëllyer për marrëveshjen e arritur me TEB Banka. Ai tha se është i lumtur që kjo marrëveshje arrihet në prag të udhëtimit të përfaqësues sonë për në Finlandë, ku sipas tij, është ndeshje historike për Kosovën.

“Ju falënderoi nga zemra për përkrahjen, jo vetëm sot dhe nesër që për ne është një ditë e madhe për futbollin e Kosovës. Shfrytëzojë rastin të ju falënderoj edhe për mbështetjen në përgjithësi sportit të Kosovës që i keni dhënë nga koha kur keni nisur të operoni në Kosovë. Më kënaqësi të madhe do ta bëjmë këtë ceremoni sport në vigjilje të udhëtimit tonë më të rëndësishëm historik në historinë e re të futbollit të Kosovës. Duke marrë parasysh se ndeshjet e para fillojnë më 5 shtator shpresoj që kjo mbështetje e juaj të na jep kurajo dhe fuqi të reja që të mos zhgënjejmë opinionin futbollistik në Kosovë, e posaçërisht juve mbështetësve tonë që nuk janë të paktë, dhe vetëm një gjë ju sigurojë do të bëjmë çmos që mos t’ju zhgënjejmë as juve e as popullin e Kosovës”, ka deklaruar Vokrri.

Ai më pas konfirmoi dy lajme mjaft të mira për përfaqësuesen tonë që vijnë nga FIFA. Vokrri bëri të ditur se FIFA e ka lejuar Albert Bunjakun dhe Enis Alushin që të luajnë për Kosovën.

Artikull i sponzorizuar