LAJMI I FUNDIT:

TEC Manastir dhe ELEM në shënjestër të PSP-së

TEC Manastir dhe ELEM në shënjestër të PSP-së

Përveç hetimeve për partitë politike në Maqedoni Prokuroria Speciale Publike ka filluar edhe hetimin në Termocentralin Energjetik në Manastir dhe kompaninë për shpërndarjen e energjisë elektrike në Maqedoni ELEM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lëndë interesimi në TEC Manastir janë tenderët për gëryerjen, zgjyrën dhe transportin e qymyrit. Nga kombinati energjetik kanë konfirmuar se PSP-ja ka qenë në vizitë te ata dhe se janë marrë dokumentet e kërkuara nga prokurorja Janeva.

Nga PSP nuk tregojnë se çka është si rast hetimi në ELEM por merret vesh jo-zyrtarisht se në ELEM kërkohen dokumente që lidhen me punën e kësaj kompanie, në pjesën e bashkëpunimit me TEC Manastir./Telegrafi/