Acer Revo RL70

23:36 / 4.02.2012
Acer paraqiti nettopin e ri nga linja e produkteve Revo, pajisja ka emërtimin Revo RL70. Kompjuteri për nga dizajni është i ngjashëm me versionet e mëparshme, derisa dimensionet kompakte dhe hardueri i përdorur janë të përshtatshëm për përdorimin e nettopit si HTPC ose si kompjuter multimedial shtëpiak që nuk ka kërkesa të larta.

Bazën harduerike e përben APU-ja dybërthamësh E-450 i AMD-së me takt pune prej 1.65 GHz dhe me bërthamën e integruar grafike Radeon HD 6320, ndërsa janë përdorur edhe 2 GB të memories punuese dhe disku prej 500-gigabajt. Për sa i përket konektivitetit, Revo RL70 ka krejtësisht gjashtë konektorë USB 2.0, Ethernetin gigabitësh dhe kartelën e rrjetës pa tela, video daljet VGA dhe HDMI si dhe audio daljen optike S/PDIF, derisa në pjesën e përparme të pajisjes ndodhen audio konektorët standard për mikrofon dhe dëgjueset si dhe lexuesi i kartelave të memories.

Acer kompjuterin e dërgon me versionin 64-bitësh të Windows 7 Home Premium, ndërsa çmimi i tij është 330 dollarë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing






 
 
Magazina
21:20 / 22.05.2012
Jordin Sparks dhe  Whitney Houston

Publikohet kënga e fundit e Whitney Houston

Kënga e fundit e të ndjerës Whitney Houston, të cilën e ka incizuar me fituesen e spektaklit “American Idol”, Jordin S...
Teknologji
21:16 / 22.05.2012
Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft është duke punuar në versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili pritet të lëshohet në fund...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.