Adoleshenti zgjidh problemin matematikor, 300 vjet të vjetër

10:36 / 28.05.2012
Indiani 16-vjeçar Shouryya Ray ka zgjidhur një problem matematikor që ishte shtruar nga Sir Isaac Newton para më shumë se 300 vitesh. Siç tha adoleshenti, problemin e ka zgjidhur duke punuar në një projekt shkollor.

Shouryya Ray u lind në Indi, kurse u zhvendos në Gjermani me familje, kur ai ishte 12 vjeç, pasi babai i tij, i cili është inxhinier me profesion, gjeti një punë atje.

I riu gjenial zbuloi zgjidhjen e dy problemeve nga lëvizjet e grimcave, të cilat deri tash fizikantët kanë arritur t’i zgjidhin vetëm me ndihmën e kompjuterëve të fuqishëm.

Zgjidhja tani do t’ua mundësojë shkencëtarëve që të jetë në gjendje për të llogaritur modelin topit të hedhur dhe të parashikojnë se si ai do të dëbohet nga muret dhe ku do të bie, shkruan “Daily Mail”.

"Mendova: pse jo? Mendova se kjo ishte një naivitet i një nxënësi dhe nuk besoja se do të gjej zgjidhje", rrëfen Ray, i cili mori çmimin shkencor për suksesin e vet.

Përndryshe, Ray filloi të zgjidh ekuacione të komplikuara që në moshën gjashtë vjeçare, meqë i ati te ai kishte mbjell "urinë për matematikë".

Kur kishte mbërri në Gjermani, nuk kishte ditur asnjë fjalë të gjuhës gjermane, por tani flet rrjedhshëm, dhe arriti të kalojë dy klasë përnjëherë. Me modesti thotë se do të donte që në disa gjëra të jetë më i mirë, sidomos në futboll. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Isaac Newton
Isaac Newton
Marketing






 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.