Android Jelly Bean në 33 për qind të pajisjeve mobile

11:24 / 4.06.2013

Google ka lëshuar të dhënat e fundit të shpërndarjes së sistemit të saj operativ Android, dhe versioni i fundit i platformës së saj mobile, Android Jelly Bean tani është në 33 për qind të të gjitha pajisjeve Android, që i bie të jetë versioni i dytë më i madh i Android.

Versioni më i përdorur i sistemit operativ Android është ende Android Gingerbread, i cili mban 36.5 për qind të gjitha pajisjeve Android, i përcjell nga Android 4.0 Ice Cream Sandëich, i cili është në 25.6 për qind të pajisjeve.

Pritjet e përgjithshme janë se deri në kohën kur Google t’i lëshojë të dhënat e reja të shpërndarjes së Android, versioni i saj i fundit Android Jelly Bean do të marrë vendin e parë, pasi që shumica e prodhuesve të pajisjeve mobile janë duke i bazuar modelet e tyre në Jelly Bean. / Telegrafi /
.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.