Apple dhe Google bëhen bashkë për të blerë patentat e Kodak

11:40 / 10.12.2012

Kohëve të fundit, Apple dhe Google janë duke “luftuar” për dominim në tregun e telefonave të mençur dhe tabletëve, ndërsa tani rivalët kanë vendosur që të bashkohen për të blerë patentat e kompanisë Kodak, të cilat janë në vlerë prej 500 milionë dollarëve.

Kompanitë e famshme Apple dhe Google tani janë duke punuar së bashku në tentimin e tyre për të blerë rreth 1,100 patenta nga Kodak, dhe natyrisht se marrëveshja ende mbetet të bëhet zyrtare, ndërsa asnjëra nga kompanitë që synon t’i blejë ato nuk kanë komentuar lidhur me rastin.

Mbetet të shihet nëse dy kompanitë e famshme do të arrijnë t’i blejnë patentat e Kodak, dhe nëse bashkëpunimi i tyre do të funksionojë. Dhe nëse funksionon ky bashkëpunim, do të jetë interesante të shihet se cili do të jetë ndikimi në raportet e dyanshme që kanë kompanitë mes vete. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.