Apple dhe Samsung marrin rreth 100 për qind të fitimit!

10:53 / 8.05.2013

Sipas të dhënave të publikuara nga Genuity Canaccord, Apple dhe Samsung kanë arritur të marrin 100 për qind të fitimeve të industrisë mobile në tremujorit të fundit. Në tremujorin e parë të vitit 2013, Apple mori 57 për qind të fitimeve të industrisë globale të telefonave të mençur, ndërsa Samsung ka rrëmbyer pothuajse 43 për qind, duke mos lënë pothuajse asgjë për rivalët e saj si BlackBerry, Nokia apo HTC.

Në fakt, e vetmja kompani që arriti të mbledh pak fitime ishte LG, e cila ka marrë jo më shumë se 1 për qind nga totali i përgjithshëm, i cili dominohet tërësisht nga Apple dhe Samsung.

Edhe përkundër faktit se rreth 100 për qind e fitimeve mbahet nga Apple dhe Samsung, fitimi i industrisë mobile globale ka rënie nga viti i kaluar.

Firma kërkimore ka raportuar se vitin e kaluar të dy kompanitë e mëdha arritën të marrin 103 për qind të fitimeve të industrisë mobile në vitin 2012. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.