Apple është ylli i këtij viti

19:24 / 26.12.2010
Këtë vit, Apple e ka hequr rivalin e saj Microsoft nga piedestali i kompanive të teknologjisë më të vlefshme në botë, ndërsa drejtori aktual dhe bashkë-themeluesi i kësaj kompanie, Steve Jobs është vlerësuar si një nga drejtorët më të suksesshëm në historinë e biznesit.

Revista britanike, njëkohësisht edhe revista më e respektuar e biznesit në botë, Financial Times javën e kaluar e shpalli drejtorin e Apple, Jobs si “Njeriu i Vitit”, duke thënë se  prezantimi i tij për tabletin iPad "bën historinë moderne të biznesit", e sidomos pas sëmundjes që e kishte kapluar kur iu desh t’i nënshtrohet transplantimit të mëlçisë.

Falënderimit për punën e Jobs, i është bashkuar edhe Presidenti Barack Obama, i cili e quajti drejtorin e Apple, si “mishërim të virtyteve për tregje të lira”.

Kompani të tjera janë duke u përpjekur për të arritur suksesin e tabletit të Apple, atë iPad, dhe në mesin e tyre janë rivalët si: Samsung, Research In Motion, HP dhe Dell.

Mirëpo, asnjëra prej këtyre pajisjeve nuk ka arritur të bëhet ndonjë pikë e rëndësishme referimi në treg, prandaj Apple dhe Steve Jobs janë yjet e këtij viti që po e lëmë pas. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.