Apple mund Samsung në gjykatë

10:31 / 25.08.2012
Fitorja një miliard dollarëshe mund të pakësojë shumëllojshmërinë e telefonave të mençur në tregun amerikan, thonë analistët.

Vendimi i jurisë federale (që mori të premten, i cili thotë se Samung Electronic Co. ka vjedhur teknologjinë e Apple për të prodhuar dhe shitur telefona të mençur duke përdorur softuerin e Google Android, paralajmëron rrezik për kompanitë tjera që prodhojnë pajisje të ngjashme.

“Disa nga prodhuesit e këtyre pajisjeve mund të thonë, ‘E duam Android, por nuk duam të luftojmë më kundër Apple’”. Mendoj se do të detyroj kompaninë Google të dëmshpërblejë ata prodhues nëse do të dëshirojnë të vazhdojnë të përdorin Android-in", ka thënë Christopher Marlett, drejtori general i MDB Capital Group.

Ndërsa, kompania globale Samsung, me bazë në Seul është zotuar t’i kundërvihet vendimit. “Ky vendim nuk duhet të lejohet të qëndrojë, pasi që do të dekurajonte inovatorët dhe do t’i kufizonte konsumatorët që të bëjnë zgjedhjet e tyre për produktin që dëshirojnë të blejnë", ka thënë avokati kryesor i kompanisë Samsung, John Quinn. Ai ka argumentuar që juria të tërhjeqë vendimin që ka marrë.

Avokatët e Apple planifikojnë që formalisht të kërkojnë nga Samsung t’i tërheqë nga tregu amerikan telefonat dhe tabletët e vet. Gjithashtu, është e mundur që t’i kërkojnë jurisë që t’a trefishojë dëmin nga 1.05 miliard dollar, në tre miliardë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
13:50 / 24.05.2013
Huawei të debutojë me Ascend P6

Huawei të debutojë me Ascend P6

Muajin e ardhshëm, saktësisht më 18 qershor, Huawei do të mbajnë një ngjarje të re mediale, në të cilën thuhet se do ...
Ekonomi
15:18 / 24.05.2013

Ministri Beqaj priti në takim ambasadorin austriak

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Republikës Federale të Austrisë në Prishtinë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.