Asus përgatit modelin e ri të VivoBook

18:20 / 17.08.2013

Asus thuhet se do ta zgjerojë linjën e saj të pajisjeve Vivo, pasi tani në internet kanë rrjedhur pamjet e modelit të ri të laptopit, VivoBook X102BA, i cili është i bazuar në sistemin operativ të Microsoft, Windows 8.

Modeli i ri i laptopit të Asus ende nuk është prezantuar zyrtarisht, mirëpo pamjet dhe specifikat e tij preliminare i ka zbuluar faqja Sweclockers.

VivoBook X102BA hyn në mesin e laptopëve mesatar, ndërsa për përdoruesit e saj ajo ka përfshirë procesorin me 1.0GHz, dual-core AMD A4-1200 CPU me grafikat Radeon HD 8180.

Ekrani i VivoBook X102BA posedon ekranin me 10 inç, 2GB RAM, dhe 320GB memorie të brendshme si dhe 500GB tjera opsionale. Versioni me 500 GB ofrohet me 4GB RAM. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.