AT&T sjell dy tabletë Windows 8 për sezonin festiv

10:41 / 5.10.2012
Kompania telefonike amerikane AT&T ka lajmëruar se do të ofroj disa tabletë të ri të dizajnuar për Windows 8 e që do të jenë të gatshëm për sezonin festiv.
 
Pajisjet e reja do të jenë një nga Samsung dhe tjetra nga Asus. Dy tabletët që do të jenë të ofruar nga AT&T janë Samsung ATIV Tab dhe Asus VivoTab.
 
Kompania nuk ka bërë të ditur datat e lansimit por pritet që produktet e reja të dalin më vonë gjatë këtij muaji në treg, me rastin e lansimit të Windows 8.
 
“AT&T sot ka lajmëruar një set të ri tabletësh të dizajnuar për Windows 8; duke i dhënë konsumatorëve produktivitetin e një PC në një tablet. Gjatë sezonit festiv 2012, AT&T do të jetë e vetmja kompani telefonikë në SHBA e cila ofron pajisjet e reja nga Samsung dhe Asus.” - thuhet në deklaratën nga kompania.
 
AT&T ende nuk ka bërë publike çmimet për këto dy produkte. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.