Barcamp zbarkon në Gjilan dhe Prizren

9:46 / 27.02.2013

Të mërkuren, me 27 shkurt, duke filluar nga ora 17:30 në lokalin House Bar në Gjilan dhe të premten, me 1 mars,në ora 17:30 në objektin e Qendrës Rinore në Prizren, do të mbahen edicionet e radhës së BarCamp, të cilat kësaj radhe organizohen në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim(UNDP), projekti Mediat sociale për fuqizim inovativ lokal (SMILE), dhe Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN).

BarCamp, prapa së cilës qëndron sponzori gjeneral IPKO Foundation, është një ngjarje joformale që përkrahet nga komuniteti, dhe në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit dhe takimit me folësit dhe audiencën.

BarCamp Gjilan
https://www.facebook.com/events/489109854483798/

Puna e tij me laboratorin virtual të fizikës është shpërblyer edhe nga European Project Association (EPA), organizatë e Bashkimit Evropian, e për të cilën do të jetë prezent Trim Kadriu për të folur më shumë në lidhje punën e tij në digjitalizimin e fizikës, por edhe për planet për zgjerimin me lëndët tjera mësimore. Laboratori Virtual i Fizikës është një platformë online, interaktive dhe e lehtë për t’u përdorur, e cila përmban aplikacione Flash të cilat në mënyrë të animuar simulojnë 30 situata të fizikës.

Faik Ispahiu, i përfshirë në produksione multi-mediale dhe zhvillim medial qysh prej diplomimit ne Universitetin e Prishtinës ku ka studiuar TV, film dhe regji. Faikuështë drejtor në Internews Kosova, pjesë e Internews International, dhe drejtor televiziv e producent ekzekutiv pranë “Jeta në Kosovë”. Ai do të flet mbi fuqinë e sotme që bartin rrjetet sociale në përcjelljen e lajmit, luftimin e korrupsionit, raportimin e të kqijave dhe të mirave, dhe përveç kësaj do të flet edhe mbi kallxo.com, njëportal i zhvilluar kohë më parë për të raportuar korrupsionin më lehtë qytetarët duke dërguar informata edhe në formë anonime.

BarCamp Prizren

Një aktivist tjetër nga FLOSSK do të jetë në mesin e folësve në edicionin e BarCamp në Prizren, që kësaj radhe do të flas rreth punës së tij për shtrirjen e OpenStreetMap në fusha të ndryshme në Kosovë, përmes krijimit të një doracaku sesi njerëzit mund të përdorin OpenStreetMap dhe si mund të kontribuojnë në të. Besfort Guri, projekti i të cilit është financuar nga Unicef Innovations Lab Kosovo, do të shpalos detaje mbi krijimin të këtij doracaku, elementet teknike për shfrytëzimin e OpenStreetMap,si dhe mbi teknologjitë e përdorura.

Hajrulla Çekuështë folësi i radhës që do të flas mbi kontekstin socio-kulturor në Prizren dhe përdorueshmërinë e rrjeteve sociale, duke vënë theks të veçantë mbi pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në percjellje të mesazhit përmes medieve sociale. Hajrullahu do të flet edhe për modulet e reja të cilat do të krijohen për qytetarët e Prizrenit,si peticionet elektronike e raportimi i shqetësimeve.Faik Ispahiu do të jetë prezent edhe për audiencën e Prizrenit, duke sjellë sërish në pah temën e fuqisë së rrjeteve sociale në ditët e sotme, dhe dukuritë që mund të luftohen përmes saj, ndërsa do te ketë edhe disa detaje shtesë mbi kallxo.com

Në audiencat e Prizrenit dhe Gjilanit pritet të jenë prezent edhe aktivistë rinor, edukatorë të bashkëmoshatarëve nga shkollat e mesme, si dhe përfitues të projekteve nga Unicef Innovations Lab.Ngjarjet e këtilla ofrojnë mundësi të mira për shkëmbim të përvojave mes komuniteteve të ndryshme. Për ata që arrijnë me kohë do të ketë pije falas. Përkrahës medial të ngjarjes janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com, ndërsa më shumë mund të ndiqni edhe në faqen e BarCamp në Facebook apo edhe në Twitter me hashtag #bcprishtina./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.