Barnes & Noble bën gati versionin e ri të Nook?

5:45 / 19.07.2012
Sipas një raporti të fundit të publikuar nga CNET, Barnes & Noble janë duke punuar në tabletin e ri – Nook, për të cilin thuhet se është në përpunim e sipër dhe i njëjti do të vijë me një teknologji “revolucionare” të ekranit.

Tableti i ri – Nook, thuhet se do të ketë ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç, i cili sipas të gjitha gjasave është zhvilluar nga vet Barnes & Noble, por më shumë detaje rreth kësaj ende nuk janë bërë të ditura.

Në raportin e saj, CNET thotë se lansimi i modelit të ri të tabletit do të bëhet në shtator të këtij viti, ndërsa detaje për çmimin e modelit të ri të Nook nuk janë dhënë.

Megjithatë, një gjë është e sigurtë – gara për tregun e tabletëe Android është rritur edhe më shumë, ndërsa çmimet janë duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë, sidomos nga rivalët direkt të Barnes & Noble, siç janë Kindle Fire apo Nexus 7 i Google të cilët kushtojnë jo më shumë se 200 dollarë. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.