Bllokoni për siguri

8:12 / 2.04.2008
Një metodë e efektshme për të luftuar kundër përmbajtjeve të padëshirueshme në internet është bllokimi i qasjes në disa faqe. Kjo metodë e shndërron kompjuterin në një mekanizëm të fuqishëm për mësim dhe, zvogëlon rreziqet nga gjërat e këqija online për fëmijën tuaj.

Janë dy grupime kryesore të “kriminelëve” në internet. Ata të cilët në mënyrë parësore janë të interesuar për fëmijë, si për shfrytëzim të drejtpërdrejt (pedofili, kidnapim…) apo për mbledhje të të dhënave mbi prindërit, dhe ata të cilët e bëjnë atë për të mbledhur të dhëna mbi prindërit, si dhe ata të cilët nuk “diskriminojnë” por i kanë viktima potenciale të gjithë ata të cilët shëtisin nëpër internet.

Metoda dhe mënyra të mbrojtjes nga të gjitha sulmet ka me të vërtetë shumë, mirëpo më e efektshmja është thjesht evitimi i faqeve problematike.

Windows Vista e ka të integruar mundësinë e bllokimit të qasjes në faqe dashakeqe të internetit, si dhe mundësinë e përcaktimit të kohës kur fëmija guxon të shpalos internetin, e kur jo.

Mbrojtja aktivizohet lehtë në kuadër të User Accounts të cilin mund ta gjeni në Control Panel. Zgjidhni "Set up parental Controls" dhe klikoni "On, enforce current settings". Në Web filter gjithsesi vendosni nivelin e mbrojtjes në "High" nëse fëmija juaj shkon ende në shkollën fillore.

Nëse dëshironi që të siguroheni se fëmija do të shërbehet me kompjuter vetëm për mësim, atëherë zgjidhni opsionin "Only allow websites which are on the allow list" dhe më pas definoni ueb faqet përkatëse në "Allowed list".

Këtu mund të përcaktoni edhe sa orë fëmija juaj guxon të ketë qasje në internet, të kufizoni shkarkimin e dosjeve e madje edhe llojin e lojërave e programeve të cilat fëmija guxon t’i shfrytëzojë.

Me këtë lloj mbrojtjeje do të siguroni që fëmijën mund ta leni pa merak vetëm afër kompjuterit për një periudhë të shkurtër. Mirëpo, keni parasysh: për fëmijët më të vegjël është kyçe që prindërit të shfletojnë internetin bashkë me ta, sikurse është e rëndësishme që kjo të bëhet edhe në të gjitha aktivitetet tjera./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing






 
 
Magazina
21:20 / 22.05.2012
Jordin Sparks dhe  Whitney Houston

Publikohet kënga e fundit e Whitney Houston

Kënga e fundit e të ndjerës Whitney Houston, të cilën e ka incizuar me fituesen e spektaklit “American Idol”, Jordin S...
Teknologji
21:16 / 22.05.2012
Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft është duke punuar në versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili pritet të lëshohet në fund...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.