Britanikët zbulojnë sekretin e piramidës së Keopsit

22:50 / 14.12.2011
Ekipi britanik mund të ndodhë të jetë në udhë të mirë për të zgjidhur një nga misteret më të mëdhenj që preokupon arkeologët që nga viti 1872. Kompania Scoutek ka nisur të hulumtoj se çfarë ndodhet prapa dyerve sekrete në piramidën e Keopsit, por hulumtimet ishin ndërprerë për shkak të trazirave që ndodhën kohë më parë në Egjipt.

Kompania e cekur ka arritur të futet prapa dyerve sekrete me ndihmën e robotit Micro Snake. “Jemi të bindur se do të vazhdojmë ekspeditën gjatë vitit 2012”, tha udhëheqësi i ekspeditës Shaun Whitehead. Këshilli i lartë egjiptian për antikitetet ndërpreu dhënien e lejeve për hulumtime, por së voni ata ndërruan mendjen dhe lejuan vazhdimin e hulumtimit.

“Ne ende po e presim lejen për tu kthyer në piramidë, e në ndërkohë kemi punuar në perfeksionimin e robotit. Plani kryesorë është që me anën e robotit të bëjmë aq sa është e mundur, duke mbledhur sa më shumë informata që është e mundur ashtu që arkeologët të mund të konstatojnë se për çfarë janë përdorur dyert sekrete”, tha Whitehead për Daily Mail.

Besohet se piramida është ndërtuar për të qenë varreza e faraonit Kufu, respektivisht Keops dhe se është një nga shtatë mrekullitë e botës nga kohët e lashta, që i kanë mbijetuar kohës. Në të ndodhen tri hapësira kryesore: dhoma e mbretëreshës, galeria e madhe dhe dhoma e mbretit e cila me dy kanale lidhej me dritën e jashtme.

Mjaftë interesant është fakti se nga dhoma e mbretëreshës e deri te muret anësorë të piramidës shkojnë dy tunele me diametër prej 20 herë 20 centimetra, mirëpo, ata janë të bllokuar me një derë nga gurët dhe kështu janë të izoluar nga bota e jashtme. Qëllimi i këtyre tuneleve dhe dyerve nuk është i ditur, mirëpo, disa ekspertë besojnë se ato mund të çojnë në disa dhoma tjera sekrete, gjë të cilën shkencëtarët britanik nga Universiteti Leeds synojnë të zbulojnë së shpejti. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing






 
 
Magazina
21:20 / 22.05.2012
Jordin Sparks dhe  Whitney Houston

Publikohet kënga e fundit e Whitney Houston

Kënga e fundit e të ndjerës Whitney Houston, të cilën e ka incizuar me fituesen e spektaklit “American Idol”, Jordin S...
Teknologji
21:16 / 22.05.2012
Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft është duke punuar në versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili pritet të lëshohet në fund...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.