Çfarë është Open Office?

17:20 / 2.04.2009
OpenOffice.org është paketë pa pagesë e programeve të kodit të hapur për punë zyre. Ajo përmban programe për përpunim të tekstit, prezantimeve, vizatimeve vektoriale, programe për krijim dhe qasje në baza të dhënave si dhe program për kalkulime tabelore.

Ekzistojnë disa versione të OpenOffice.org për sisteme të ndryshme operative si: Microsoft Windows, Linux, BSD, Solaris e MAC OS X. Ajo mbështet standardin për shkëmbimin e të dhënave OpenDocument, si dhe formate tjera, në mes tjerash edhe ato nga paketa konkurrente Microsoft Office.

Paketa OpenOffice.org fillimisht ka rrjedhur nga StarOffice, një paketë programesh e zhvilluar nga kompania StarDivision, të cilën në gushtin e vitit 1999 e ka blerë Sun Microsystems. Kodi është paraqitur në dispozicion të publikut në korrik të vitit 2000, me qëllim që të zvogëlohet pjesëmarrja në treg e paketës dominuese Microsoft Office, duke ofruar kështu një alternativë pa pagesë, kualitative dhe të hapur. Versionet e mëvonshme të StarOffice janë të bazuara në paketën OpenOffice.org, me shtojca të pronësisë.

Projekti dhe softueri joformalisht quhet OpenOffice. Pasi që kjo shprehje është shenja regjistruese mbrojtëse në pronësi të huaj, projekti si emrin e vet zyrtar e ka adaptuar emrin OpenOffice.org. Komponentët e kësaj pakete programesh janë:

Openoffice.org Writer (shkrues) - program për përpunim të tekstit
Openoffice.org Draw (vizatues) – program për vizatim vektorial
Openoffice.org Base (baza) - program për bazë të dhënave
Openoffice.org Calc (llogaritari) - program për llogaritja tabelore
Openoffice.org Math (matematika) – program për formula matematikore
Openoffice.org Impress (prezantues) - program për prezantime

OpenOffice.org mban afërsisht 14 për qind të tregut korporativ, derisa faqja zyrtare deri më tani ka shënuar mbi 50 milionë shkarkime.

E bukura e kësaj pakete është se disa djem e vajza të vullnetit të mirë nga kompania Ati-Kos e kanë lokalizuar atë edhe në gjuhën shqipe. Edhe pse versioni i fundit, OpenOffice.org 3.0, nuk është në gjuhën shqipe, ju mund ta shkarkoni versionin OpenOffice.org Shqip Beta2+.

Lidhje interneti që ndërlidhen

OpenOffice.org
OpenOffice.org në gjuhën shqipe
Shkarkoni OpenOffice.org Shqip Beta2+ /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing






 
 
Magazina
21:20 / 22.05.2012
Jordin Sparks dhe  Whitney Houston

Publikohet kënga e fundit e Whitney Houston

Kënga e fundit e të ndjerës Whitney Houston, të cilën e ka incizuar me fituesen e spektaklit “American Idol”, Jordin S...
Teknologji
21:16 / 22.05.2012
Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft është duke punuar në versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, i cili pritet të lëshohet në fund...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.