Chromebook me ekran të ndjeshëm në prekje?!

14:53 / 26.11.2012

Gjatë javës është raportuar se Google është duke u përgatitur për lansimin e modeleve të reja të laptopëve Chromebook nën markën Google, të cilët kësaj radhe pritet të vijnë me ekran të ndjeshëm në prekje.

Lansimi i laptopëve të rinj pritet të ketë suksesin e tabletëve tashmë të famshëm të linjës Nexus, të cilët tashmë janë bërë faktor të rëndësishëm në tregun e pajisjeve mobile.

Sipas China Times, ekranet e ndjeshme të laptopëve të rinj Chromebook do të prodhohen nga prodhuesi tajlandez, Compal.

Detajet e plota të serisë së re të Chromebook do të zbulohen në ndërkohë, por natyrisht edhe çmimi do të jetë më i lartë për shkak të ekranit të ndjeshëm në prekje. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.