Edicioni i tretë i “Software Freedom Kosova”

11:59 / 23.09.2011
Sipas një njoftimi më të ri të postuar së fundi në ueb faqen e Shoqatës për Softuer të Lirë dhe të Hapur të Kosovës, mesa duket as këtë vit nuk do të na mungojë një prej konferencave më të mëdha për teknologji në Kosovë “Software Freedom Kosova” e cila në edicionin e tretë do të mbahet me 12 nëntor në Prishtinë.
Konferenca mbledh profesionistët, akademikët dhe entuziastë të cilët ndajnë vizionin që softueri duhet të jetë i lirë dhe i hapur për komunitetin për ta zhvilluar dhe ta rregullojë për nevojat e tij, duke përfshirë edhe ato tregtare, dhe se dituria është një pronë komunale e lirë dhe e hapur për të gjithë.

FLOSS Kosova ka arritur të bëjë konferencën një ngjarje tradicionale/vjetore, në të cilën mblidhet një audiencë rajonale vjetore për leksione dhe prezantime nga një shumëllojshmëri profesionistësh ndërkombëtarë dhe vendorë dhe akademikë të cilët do të paraqesin zhvillimet e fundit në komunitetin global të FLOSS.

Dhe vetëm të përmendet se konferenca e parë u mbajt në gushttë vitit 2009 me rreth 500 të pranishmëm dhe folës nga Sun Microsystems, Mozilla, MIT, konsultantë nga Qeveria Open Source e Unionit të Bashkimit Evropian dhe të tjerët kurse konferenca e dytë u mbajt në shtator të vitit 2010 dhe kishte prezent disa personazhe të njohura  të botës së FLOSS.

“Të bësh biznes me Free Software”

Sipas asaj që është postuar në www.flossk.org thuhet se tema e konferencës së këtij viti do të jetë "Të bësh biznes me Free Software". Konferenca do të përdoret si një pikë takimi për një rrjet të individëve dhe kompanive me qëllim të sponsorizuar dhe të ndërmarrë projekte nga të cilat përfitojnë qytetarët e Kosovës, duke krijuar atë si një nga qendrat evropiane të FLOSS, dhe në fund të rezultojë në përfitime komerciale për vendit.

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.