EISA: Huawei Ascend P6 është telefoni më i mirë në botë

18:59 / 17.08.2013

Kompania e famshme kineze Huawei ka njoftuar se “Shoqata Evropiane për Fotografi dhe Zë” e ka shpallur modelin e ri të telefonit të saj të mençur, Huawei Ascend P6 si telefonin mobil më të mirë në botë, për kategorinë "Consumer Smartphone".

Arsyet kryesore të cilat e kanë shtyrë shoqatën t’ia ndajë këtë çmim prestigjioz kompanisë Huawei, përkatësisht modelit të saj të telefonit të mençur, Ascend P6 kanë qenë hollësia e pajisjes dhe dizajni i bukur.

Ascend P6 është vetëm 6.18 mm “i trashë” dhe peshon 120 gramë. Pjesa e përparme e telefonit është pothuajse tërësisht prej qelqi, ndërsa madhësia e ekranit është 4.7 inç, me 1.280x720 piksel.

Ascend mbështetet në Android 4.2 dhe procesorin quad core me 1.5 GHz dhe 2 GB RAM. Kamera e pasme e Ascend P6 është me 8 mega-piksel dhe incizon video në Full HD, ndërsa kamera e përpame ka 5 mega-piksel e cila bën atë ideale për auto-portrete.

Sipas gjyqtarëve të EISA, Huawei Ascend P6 është çuditërisht telefoni më i pajisur, i cili vjen në treg me një çmim shumë tërheqës.

Çmimet EISA jepen si mirënjohje për produktet që përbajnë një përzierje të teknologjisë inovative, dizajnit elegant dhe karakteristika të dëshirueshme për përdoruesit. Juria e Shoqatës EISA përbëhet nga 50 redaktorët e revistave të pajisjeve elektronike të konsumit, të cilët vijnë nga 19 vende të ndryshme evropiane. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.