Evernote sulmohet nga hakerët

19:59 / 2.03.2013
Shërbimi i famshëm për mbajtjen e shënimeve, Evernote, ka rivendosur të gjitha fjalëkalimet e përdoruesve të saj pas informatës se të dhëna shumë të ndjeshme të përdoruesve, duke përfshirë e-mail adresat, dhe fjalëkalimet e enkriptuara ishin vjedhur në një shkelje të rëndë të sigurisë.

Një postim i ri në blogun zyrtar të shërbimit – i cili momentalisht ka probleme të ngarkimit - thekson se asnjë përmbajtje as "nuk është arritur, ndryshuar, apo humbur" nga faqja, por këshillon përdoruesit që ata të zgjedhin një fjalëkalim të ri kur të hyjnë sërish në shërbim, si dhe këshillon në zgjedhjen e një fjale apo fraze më të sigurtë gjatë vendosjes së fjalëkalimit të ri.

Sipas një emaili të dërguar nga Evernote thuhet se "një aktivitet i pazakontë dhe potencialisht qëllim-keq" u zbulua nga ekipi i sigurisë së kompanisë në shkurt 28.

Si plan për mbrojtje të mëtutjeshme nga sulmet kibernetike, gjatë orëve në vijim, Evernote do të lëshojë përditësime të reja në aplikacionet e saj për platformat e ndryshme mobile. / Telegrafi /

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.