Facebook Open Graph edhe për pajisjet mobile

15:41 / 23.04.2013

Facebook ka njoftuar se do t’i prezantojë edhe tri produkte të reja në tregun global, duke përfshirë edhe Open Graph për pajisje mobile, me të cilën synon të avancojë prezencën e saj në tregun e tabletëve dhe telefonave të mençur mobil.

Në njoftimin zyrtar të rrjetit social thuhet se duke iu falënderuar këtyre veglave, zhvilluesit shumë më lehtë mund ta zbatojnë shërbimin e Open Graph edhe për pajisjet mobile.

Në anën tjetër, Facebook gjithashtu e ka përmirësuar funksionin Login, si dhe ka prezantuar SDK-në e re, përkatësisht versionin 3.5 për sistemin operativ të Apple, iOS.

Përveç kësaj, Facebook ka paralajmëruar edhe programin e ri të partneritetit i cili mundëson integrim më të madh të rrjetit social në platforma të ndryshme mobile. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.