Facebook raporton të hyrat dhe demanton humbjen e përdoruesve

10:29 / 2.05.2013

Facebook ka raportuar se të ardhurat e saj neto dhe të hyrat e përgjithshme të biznesit janë rritur në tremujorin e parë të vitit 2013, të cilat janë ndihmuar edhe nga një rritja e të hyrave nga reklamat në pajisjet mobile.

Gjatë një konference për media të cilën e ka mbajtur të mërkurën, rrjeti social Facebook njoftoi se të ardhurat e saj neto kanë arritur në 219 milionë dollarë, ose 9 cent për aksion për periudhën janar-mars 2013. Kjo shifër është rritur nga 205 milionë, sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur kompania ende ishte private dhe e pa listuar në berzë.

Neilsen raportoi se Facebook kishte humbur 10 milionë përdorues në SHBA në 12 muajt e fundit, duke rënë në 142 milionë përdorues mujor aktivë për muajin mars 2013. Mirëpo, Facebook raportoi të kundërtën, pasi zbuloi se ajo në fakt ka 195 milionë përdorues që vijnë nga SHBA-të. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.