Facebook, sa më shumë miq, aq më shumë probleme!

11:32 / 27.11.2012
Përdorimi i Facebook mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen më të sigurt në vetvete, por një studim nga Universiteti i Edinburgut tregon se kjo gjë mund të çojë gjithashtu në nivele më të larta të stresit, kur përdoruesit shtojnë më shumë njerëz si miq të tyre në këtë rrjet social.

Sa më shumë që një përdorues shton njerëz në rrethin shoqëror – si, miq, të afërm, bashkë-punëtorë, shokë të klasës – aq më shumë ka gjasa që i njëjti të vihet në siklet.

Studimi ka analizuar ndjenjat e më shumë se 300 përdoruesve të Facebook, me një moshë mesatare prej 21 vjeç. Studiuesit gjetën se pothuajse 55 për qind e prindërve ndjekin fëmijët e tyre në Facebook. Përveç kësaj, më shumë se gjysma e punëdhënësve thonë se nuk e kanë punësuar dikë bazuar në përmbajtjen e postuar në Facebook.

Kur përdoruesit postojnë përmbajtje ajo mund të jetë e pranueshme për një rreth shoqëror, por jo për një tjetër (për shembull, miqtë e shkollës mund të pëlqejnë një foto nga një aheng i çmendur në të cilin ju keni qenë, mos prisni që edhe prindërit tuaj ose punëdhënësit të ndjejnë të njëjtën gjë), dhe ky fakt ngre nivelin e stresit, pasi që njerëzit përpiqen të paraqesin një personalitet të pëlqyeshëm për të gjithë miqtë dhe lidhjet e tyre në Facebook.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
21:14 / 23.05.2013
Amanda Seyfried

Amanda Seyfried ndihet më atraktive me gjinjë të mëdhenj

Aktorja e njohur, Amanda Seyfried, mendon se gjinjtë e mëdhenj të bukur që ajo i ka pasur në adoleshencë e kanë bërë a...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.