Fillon shitja e Google Glasses me para-porosi!

15:01 / 20.02.2013
Bashkë me lansimin e videos zyrtare për Google Glasses, sot gjatë ditës Google gjithashtu ka filluar edhe pranimin e para-porosive për syzet e mençura, të cilat kushtojnë 1500 dollarë. Megjithatë, për t’i blerë syzet e Google, ju duhet të jeni njëri ndër personat me fat, pasi që Google ka vendosur që të hedhë në treg vetëm një sasi të limituar të tyre.

Vitin e kaluar, kur Google kishte zbuluar projektin e saj për krijimin e syzeve të quajtura Google Glasses kompania i kishte ofruar zhvilluesve një numër të limituar të tyre për testim, mirëpo me çmimin e njëjtë të cilin sot mund ta blejnë konsumatorët.

Google ka hedhur në treg vetëm 8000 njësi të Glasses, të cilat mund të para-porositen, mirëpo me një kusht të vogël. Secili blerës potencial duhet ta reklamojë produktin në Google+ ose në Twitter. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
9:28 / 24.05.2013
Leona Lewis

Leona Lewis e interesuar në astrologji

Këngëtarja britanike, Leona Lewis, fascinohej nga astrologjia kur ajo ishte e re dhe gjithmonë ëndërroi që të shkonte n...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
9:52 / 24.05.2013

Fadil Ismaili, miliona euro “Komtel”-it

Ministri i ri i Zhvillimit Ekonomit të Kosovës (MZHE), Fadil Ismajli, i emëruar në kuadër të riformatimit të qeverisë T...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.