Gjilani e Prizreni mirëpresin Barcamp’in

14:54 / 2.03.2013
Në tentim për të gjallëruar më shumë komunitetet në qytete të ndryshme të Kosovës, BarCamp nën mbështetjen e sponzorit gjeneral IPKO Foundaiton dhe në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes projektit Mediat Sociale për Fuqizim Inovativ Lokal (SMILE) dhe rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), ishte prezent në qytetin e Gjilanit dhe të Prizrenit, për të përcjellë mesazhin e fuqisë së rrjeteve sociale në raportim të problemeve të përditshme.

Ambienti i ngrohtë dhe i rehatshëm në Gjilan mezi akomodoi mbi 80 pjesëmarrës, të cilët me vëmendje po dëgjojnin prezantimin e Trim Kadriut, mbi laboratorin virtual të fizikës, të cilën punë e ka shpërblyer edhe European Project Association (EPA). Dy prej 30 eksperimenteve të mundshme të punuara në Flash, u demonstruan aty për aty, duke treguar potencialin që ka platforma dhe mundësitë e zhvillimit në të ardhmen. Faik Ispahiu, që kishte një mision të veçantë në mesin e folësve, si në Gjilan edhe në Prizren, tregoi mbi punën që është bërë dhe po bëhet me kallxo.com, si platformë me potencial të madh për të raportuar prej korrupsionit e deri tek problemet e thjeshta kudo në Kosovë, duke qenë kështu në shërbim të qytetarit dhe të vet komunës për të adresuar më shpejt problemet. “Ka ardhë koha, që kryetarët e komunave të bëjnë më shumë për qytetarinm dhe qytetari të bësoj më shumë tek ata që vet përzgjedh, e gjithsesi një element të rëndësishëm në këtë mes ka edhe kallxo.com” u shpreh Ispahiu.

Audienca e Prizrenit e grumbulluar në Qendrën Rinore, në mungesë të energjisë elektrike dhe të ngrohjes, ishte mjaft e kënaqur me prezantimin e Faikut dhe pati disa pyetje mbi prezencën mobile të portalit, por edhe mbi mënyrën sesi verifikohet informacioni e ruhet burimi nga mediumet si Drejtësia në Kosovë, Jeta në Kosovë e GazetaJNK.com.

Hajrullah Çeku, nën ndriçimin e qiriut, foli mbi modulet e reja të raportimit që po krijohen për peticionet elektronike dhe raportim të shqetësimeve si rezultat i punës së organizatës ECMA, kurse në diskutim mbi audiencën tregoi edhe mbi Rrjetin e Organizatave të Kulturës në Prizren (RrOK), dhe rolin e saj në mbështetje të zhvillimit të kulturës në Prizren, duke lëvizur konkretisht drejt njohjes së vërtetë të “Prizrenit si qytet i kulturës”. Hajrullahu tregoi se ka mbi 50 aktivitete kulturore në vit, për të cilat komuna me buxhetin që ka, i bie të qarros qytetarët e Prizrenit me nga dy makiato në vit. Në fund Besfort Guri, përmbylli listen e folësve në Prizren, me prezantimin e doracakut mbi “OpenStreet Map krijoni hartën tuaj”, projekt të cilin e ka mbështetur financiarisht Unicef Innovations Lab, e të cilin mund ta shkarkoni pa pagesë edhe online./Digjitale/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
16:21 / 23.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’Shoh Përmas”, këngë e rekordeve

Kënga e lansuar të dielën nga hip hop grupi Tingulli 3nt, “Po T’Shoh Përmas”, ka arritur që në orët e para të lan...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.