Gjysma e përdoruesve të rrjeteve sociale qasen nga telefonat mobil

11:15 / 8.12.2012

Dihet shumë mirë se pajisjet mobile janë duke e ndryshuar mënyrën se si ne qasemi online, dhe në këtë revolucion gjysma e përdoruesve global të rrjeteve sociale vizitojnë profilet e tyre nëpërmjet telefonave mobil, thuhet në raportin e fundit të kompanisë së mirënjohur Nielsen, e cila thotë se ky trend është edhe më i përhapur në Azi.

Sipas statistikave, në raportin ‘State of Social Media Report’, 59 për qind e përdoruesve të rrjeteve sociale në Azinë Paqësore ndërveprojnë me Twitter, Facebook dhe shërbimet tjera direkt nga telefoni i tyre mobil. 

Kjo është një shifër mjaft e lartë, jo vetëm për kalimin e pragut prej 50 për qind, por edhe për shkak se ajo është për 12 përqind më e lartë se mesatarja globale dhe i afrohet dyfishit të përqindjes evropiane dhe asaj të SHBA-së e cila sot është 33 për qind.

Raporti - i cili anketoi 28.000 konsumatorë online nga 56 vende të ndryshme të botës, ka gjetur se shkalla e pronësisë dhe e përdorimit më të lartë të telefonave të mençur në botë është në Azi (44 për qind), e cila është përpara Evropës (31 përqind) dhe Amerikën e Veriut (30 përqind). / Telegrafi /

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.