Google + debuton në 48 vende të reja, përfshirë Shqipërinë!

16:33 / 18.01.2013
Me depërtimin e Facebook Graph Search si motor i ri i kërkimit në internet, Google menjëherë është përgjigjur duke e rritur praninë e saj në rrjetet sociale.

Disa ditë pas debutimit të Facebook si motor i personalizuar i kërkimit në internet, me të cilin rrjeti social potencialisht mund të rivalizojë me Google , rivali i Facebook, Google+ ka bërë një zgjerim të ri në 48 shtete dhe territore të reja.

Aplikacionet e Google+ për iPad dhe iPhone, të cilat ishin lëshuar në korrik të vitit 2012 për vende të caktuara, tani do të jenë në dispozicion edhe në 48 vende të reja, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Duke u zgjeruar edhe në shumë vende të reja, Google + shpreson se mund të fitojë një pjesë të terrenit nga Facebook, njësoj sikurse Facebook bëri debutimin e saj të rëndësishëm si motor i avancuar i kërkimit. / Telegrafi / 
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.