Google dhe Asus bëhen gati për modelin e ri të Nexus 7

17:13 / 29.01.2013
Google dhe Asus janë duke u përgatitur të lansojnë modelin e ri të tabletit Google Nexus 7 në konferencën e zhvilluesve I/O e cila mbahet në Maj, dhe sipas planit të Google, pritet që 10 milionë njësi të këtij tableti të shiten gjatë vitit.

Duke u bazuar në disa burime të cilat citojnë inxhinierët e Google dhe Asus, thuhet se çmimi i tabletit do të jetë i ngjashëm me versionin paraprak, prej 199 deri në 249 dollarë, ndërsa dallimi në versionin e ri do të jenë karakteristikat e reja dhe përditësimet në harduer.

Versioni i ri i Nexus 7 thuhet se do të ketë ndërfaqe Full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve si dhe dizajn më të hollë se sa versioni paraprak i Nexus. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
14:08 / 18.05.2013
Swedish House Mafia

Swedish House Mafia të lansojnë këngën lamtumirëse

Grupi i famshëm botëror i muzikës techno, Swedish House Mafia, kanë zbuluar se do të lansojnë një këngë lamtumirëse.
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.