Google ka paguar 5.5 miliardë për patentat e Motorola’s

1:14 / 27.07.2012
Gjatë muajit maj, Google e pati blerë kompaninë Motorola në një marrëveshje e cila i ka kushtuar asaj rreth 12.4 miliardë dollarë, ndërsa bashkë me këtë blerje të Motorola’s, Google gjithashtu ka blerë edhe portfolion e patentave të kompanisë amerikane të pajisjeve mobile.

Sipas një raporti të fundit nga Wall Street Journal, nga 12.4 miliardë dollarë që Google ka paguar për blerjen e Motorola’s. rreth 5.5 miliardë prej kësaj shume është paguar për patentat e Motorola’s.

Do të jetë interesante të shihet nëse vlera e patentave të vlefshme me mbi 5.5 miliardë dollarë do t’i hyjë në punë kompanisë Google, e cila kohëve të fundit është duke u angazhuar që t’i mbrojë patenat e sistemit të saj operativ Android, nga rivalët e saj direkt sikurse kompania Apple. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.