Google regjistron 50 miliardë dollarë të hyra për 2012

11:24 / 23.01.2013
Google ka publikuar rezultatet e fundit financiare për tremujorin e katërt të vitit 2012, dhe për këtë periudhë të vitit të ardhurat e Google ishin 14.42 miliardë dollarë, apo 36 për qind më shumë krahasuar me tremujorin e njëjtë në vitin 2011.

Google gjithashtu zbuloi të ardhurat e përgjithshme të kompanisë për vitin e kaluar, të cilat paraqesin një shumë masive prej 50 miliardë dollarëve, ndërsa nga 14.42 miliardë sa kishte qarkullim për tremujorin e katërt, Google regjistroi 2.89 miliardë si fitim neto.

Disa gjëra të cilat nuk ishin të përfshira në shifrat e publikuara nga Google ishin edhe shitja e njësisë Motorola Home për 2.35 miliardë dollarë, si dhe të hyrat e Motorola Mobility e cila kishte të ardhura prej  1.51 miliardë dollarë por që kompania operoi me humbje, të cilat arrijnë shumën prej 152 milionë dollarëve.

Humbjet e regjistruara nga Motorola janë mjaft të parëndësishme në aspektin e të ardhurave të përgjithshme të Google, por do të jetë interesante për të parë nëse Google do të mund ta kthejë Motorola’n në një kompani fitimprurëse, përmes lansimit të telefonit shumë të përfolur – modelit Motorola X Phone. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.