Google sjell versionin e ri te Android?

10:47 / 18.07.2013

Një ftesë misterioze për një ngjarje në mëngjes me shefin e ri të Google Android është shumë e paqartë sa i përket arsyes së mbajtjes së saj, por në vete duket se përmban premtime shumë të mëdha.

Një ngjarje tjetër e cila do të mbahet të mërkurën e ardhshme në San Francisko mund të jetë mundësi perfekte që Google të lansoj versionin më të ri të Android, i cili do të jetë i gatshëm edhe për pajisjet e reja të linjës Nexus.

Në konferencën e saj vjetore, Google I/O, kompania ka lënë shumëçka pa përmendur, duke përfshirë edhe mundësinë që zhvilluesit të fillojnë të punojnë për versionin e ri të sistemit të saj operativ, Android.

Në përjashtim të kohës, datës, dhe vendit, tani përsëri janë dhënë shumë pak informata për të aluduar së cfarë mund të ndodhë në ngjarjen e paralajmëruar nga Google. Ajo çfarë dihet tani, është së Sundar Pichai do të kryesoj ngjarjen e të mërkurës, njeriu i cili mori përsipër rolin e shefit të ri të Android, duke pasuar Andy Rubin, i cili tani mori projekte të tjera brenda kompanisë.

Sa i përket paisjeve të cilat do të prodhohen me logo të kompanisë, thashethëmet e shumta dhe fotografitë e publikuara në internet aludojnë se Google është duke punuar që të lansojë versionin më të ri të tabletit të saj, Nexus 7.

Mirëpo, prezantimi zyrtar i telefonit të shumë përfolur Moto X është një tjetër opsion që mund të ndodhë në këtë ngjarje. Mirëpo, njohësit e produkteve të Google, thonë se nuk mund të përjashtohet edhe prezantimi i një laptopi të ri Chromebook.

Google do të transmetoj direkt ngjarjen online, dhe bashkë me mediat e mëdha botërore, ne do ta përcjellim këtë ngjarje dhe do të ju sjellim të gjitha lajmet e reja nga ky gjigant i teknologjisë./ Telegrafi / 
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.