Gorilla Glass në më shumë se 1 miliard pajisje

13:40 / 25.10.2012
Corning, në raportin e fundit financiar të të ardhurave të çerekut të tretë të këtij viti deklaroi se produkti i tyre Gorilla Glass përdoret tashmë në më shumë se 1 miliard pajisje.

Xhami nga kompania përdoret në telefonat dhe tabletët më të famshëm të kohës së fundit. Gorilla Glass përdoret nga kompanitë si Apple, Nokia, Dell, HP, LG, Sony Lenovo etj., dhe është i dizajnuar që të jetë i fortë dhe rezistues ndaj gërvishtjeve gjë që e ka bërë të dallohet nga prodhuesit e pajisjeve teknologjike.

Kompania gjithashtu foli edhe për xhamin e ri nga kompania Willow Glass, që thuhet se është shumë i hollë dhe fleksibil e që është i dizajnuar të përdoret në pajisjet e ardhshme elektronike.

Willow mund të përmirësoj prodhimin e panelëve LCD dhe OLED dhe të ndërroj formën dhe dizajnin e pajisjeve të ardhshme. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
9:18 / 18.06.2013
Foto: Ilustrim

Fermerët s’i kënaq fondi për kredi

Krijimi i fondit garantues për kreditë bujqësore, nuk po i kënaq fermerët. Ata nuk po vërejnë ndonjë dallim të madh nÃ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.