HP përgatit një tablet në Android?

10:34 / 14.02.2013

Sipas burimeve të The Verge, thuhet se HP është duke u përgatitur të lansojë një tablet të ri të cilin do ta bazojë në sistemin operativ të Google, Android. Siç thuhet, kompjuteri i ri tablet i HP-së do të bazohet në procesorin e ri nga NVIDIA, Tegra 4.

Për më shumë, thuhet se tableti i ri i HP-së do të prezantohet në Kongresin Botëror Mobil, i cili mbahet këtë muaj në Barcelonë.

Disa raporte mediale thonë se bashkë me tabletin, HP do të prodhojë edhe një telefon të mençur mobil, me të cilin kompania synon të rikthehet në tregun mobil, pas dështimit me sistemin e saj operativ, WebOS. Megjithatë, HP ende nuk i ka konfirmuar këto raporte mediale. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.