HTC largohet nga Brazili, ndalon shitjet direkte

16:13 / 23.06.2012
Fansat brazilian të sistemit operativ Android dhe telefonave të HTC’së me siguri se nuk janë të gëzuar me lajmin se prodhuesi tajvanez HTC do të largohet nga vendi i tyre.

Ky lajm tani është konfirmuar edhe zyrtarisht nga zëdhënësi i HTC’së, i cili ka thënë se zyrat e kompanisë do të mbyllen në Brazil “pas një analize të kujdesshme të tregut”.

Megjithatë, dyshohet se arsyeja kryesore e largimit të HTC-së nga tregu i madh jug-amerikan janë tarifat e larta të importit të teknologjisë, për të cilën arsye Foxconn kishte vendosur të hapte fabrikat e saj në këtë vend, në mënyrë që Apple të mund të shesë pajisjet e saj si iPad dhe iPhone në këtë vend.

Edhe pse HTC kishte kohë që nuk prodhonte telefonat e saj në Brazil, mbajtja e kostove të ulëta është faktor qenësor në këtë biznes, pasi që kompanitë kryesore që po krijojnë profite nga kjo industri janë Apple dhe Samsung, ndërsa të tjerat duhet t’i mbajnë kostot e ulëta të pajisjeve të tyre për të qenë ende atraktiv për konsumatorët. / Telegrafi / 


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.