HTC, për tre muaj neto profit vetëm 34.5 milionë!

15:29 / 7.01.2013

Prodhuesi tajvanez i telefonave të mençur HTC ka pasur një kohë të vështirë në biznes gjatë vitit të kaluar, dhe tani kompania ka publikuar shifrat e saj të fundit financiare për tremujorin e fundit të vitit 2012.

HTC ka njoftuar se fitimi i saj neto për tremujorin e fundit të vitit 2012 ka qenë 34.5 milionë dollarë, dhe këto shifra të ulëta të fitimit kanë qenë më të voglat të regjistruara që nga viti 2004, ndërsa kompania ka thënë se profiti i saj është 99 milionë dollarë më i ulët sesa ai paraprak.

Së fundmi, HTC ka lansuar disa modele të reja të telefonave, mirëpo përsëri dyshohet se rezultatet e saj financiare do të jenë shumë të ndryshme krahasuar me ato të kaluarat. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.