HTC prezanton modelin Buterfly

15:52 / 7.12.2012

HTC ka prezantuar modelin e saj më të ri të telefonit të mençur të cilin e pati paralajmëruar gjatë muajit tetor të këtij viti.

Modeli i ri i telefonit do të quhet Buterfly, dhe i njëjti do të jetë në dispozicion në tregjet ndërkombëtare duke përfshirë edhe SHBA-të, ku pajisja do të kodohet me emrin HTC Droid DNA.

HTC Butterfly sjell karakteristika të avancuara si Android 4.1 Jelly Bean, ekranin e ndjeshëm në prekje me 5 inç, Full HD display me rezolucion 1920 x 1080 piksel.

Për më shumë, HTC Butterfly mbështetet edhe nga procesori quad core Qualcomm Snapdragon S4 Pro me 1.5GHz, 2GB RAM, si dhe kamerat e dyanshme, atë frontale me 2.1 megapiksel për video komunikim, si dhe atë të pasme me 8 megapiksel./ Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.