HTC zbulon detajet e modelit Proto

16:29 / 6.08.2012
Me sa duket, HTC ka përgatitur edhe një telefon të ri Android për ta lansuar në treg, më saktë modelin e koduar me emrin HTC Proto, i cili besohet se do të jetë versioni i ri i HTC One V.

Sipas faqes The Verge, HTC Proto do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, ndërfaqe WVGA SLCD, që do të jetë më i madh sesa ekrani aktual i One V i cili është me 3.7 inç.

Karakteristikat tjera të HTC Proto përfshijnë edhe procesorin dual core 1GHz Qualcomm MSM8225, 512MB RAM, kamerën me 5 mega-piksel, si dhe dëgjueset Beats Audio. HTC Proto pritet të dal në shitje gjatë vjeshtës së këtij viti. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
21:13 / 19.05.2013

Lulgjuraj: Dhamë maksimumin, por kjo nuk mjaftoi

Adrian Lulgjuraj, i cili së bashku me Bledar Sejkon e përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision, ka thënë se të gjithë dha...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.