Instagram arrin në 90 milionë përdorues aktivë brenda muajit

15:20 / 18.01.2013
Dje gjatë ditës, Instagram ka publikuar statistikat e reja për përdoruesit e saj të faqes. Shifrat marramendëse të vizitorëve të Instagram nuk do të duhej të ishin befasuese duke e marrë parasysh rritjen e shpejtë të rrjetit social të fotografive gjatë dy viteve të fundit, dhe ritmin edhe më të shpejtë të rritjes gjatë gjashtë muajve të fundit.

Numri i përdoruesve aktivë të Instagram për një muaj ka arritur në 90 milionë, ndërsa në faqe çdo ditë ngarkohen rreth 40 milionë fotografi të reja.

Përveç numrit të madh të fotografive, përdoruesit e Instagram janë gjithashtu aktivë në komunikim, duke bërë më shumë se 8500 pëlqime dhe mbi 1000 komente në sekondë.

Gjithashtu vlen të përmendet është se kjo është hera e parë që Instagram ka raportuar numrin e shfrytëzuesve aktivë për muaj, një prirje kjo që po ndodh me të gjitha rrjetet sociale.

Twitter dhe Google+ gjithashty kanë filluar raportimin e përdoruesve mujor aktivë (Twitter ka 200 milionë përdorues mujor aktivë, ndërsa G+ ka raportuar 135 milionë përdorues mujor aktivë). / Telegrafi / 
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
11:05 / 19.05.2013
Rita Ora

Rita, shumë e ‘egër’ në foton e re

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, ka treguar sensin e saj prej një femre ‘egërsirë’ në foton e re që po qarkullon nëpë...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.