iPhone 5 depërton edhe në Kinë!

16:39 / 30.11.2012
Rregullatorët kineze kanë dhënë miratimin që China Telecom dhe China Unicom të fillojë shitjen e modelit më të ri të telefonit të mençur të Apple, iPhone 5.

China Telecom ka filluar të marrë porosi të dielën e kaluar, ndërsa China Unicomm është duke u bërë gati që menjëherë të fillojë shitjen e iPhone 5, për të përfituar gjatë sezonit të festave.

Deri më sot, Apple ka lansuar iPhone 5 në më shumë se 100 vende të botës, dhe tek më shumë se 250 operatorë mobil. Ndërsa ende ka disa pengesa të vogla të furnizimit, besohet se shitja kryesore e iPhone 5 do të fillojë në tremujorin e parë të 2013.

Me depërtimin e iPhone 5 edhe në tregun kinez vlerësohet se Apple mund të shesë deri në 50 milionë iPhone në tremujorin e fundit të këtij viti, dhe të pres që  në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm të shesë deri në 43 milionë njësi tjera. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
14:42 / 19.06.2013
Rihanna, Foto: Arkiv

Rihanna thyen rekordin në Youtube

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka arritur ta tejkalojë artistin e ri, Justin Bieber, për nga shikueshmëria e vide...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.